Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 02.11.2021, është regjistruar çështja JD nr. 11/2021, me kërkues Edmond Kasmi dhe me objekt:
Shfuqizimin e vendimit nr. 201/4 prot., datë 26.05.2021 të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.
Detyrimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të fillojë hetimin për Magjistratin I. T., Anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Tiranë.
Pezullimin e magjistratit I. T., anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor sipas parashikimeve të Kushtetuese.
Në datën 08.11.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:
Gjyqtar: Sokol Çomo
Gjyqtar: Ardian Hajdari
Relatore e çështjes: Natasha Mulaj