Kolegji i Posaçëm i Apelimit kishte caktuar datën e sotme, 13 dhjetor 2018, si datën e publikimit të vendimit për çështjen (JR) nr.10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja.
Bazuar në nenin 55 të ligjit nr.49/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, trupi gjykues, duke e konsideruar këtë rast, si përjashtimor dhe kompleks, vendosi shtyrjen e shpalljes së vendimit, ditën e hënë, më datë 17.12.2018, ora 10.00.