
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 5/2022, datë 27.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka kundër vendimit nr. 477, datë 24.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Mimoza Tasi
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama