Më datë 09.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 42/2021, datë 27.07.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 363, datë 01.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 42/2021, datë 27.07.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:      Ina Rama

Relatore:         Rezarta Schuetz

Anëtarë:         Sokol Çomo, Albana Shtylla, Mimoza Tasi