Ditën e martë, më datë 08.03.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.42/2021, datë 27.07.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 363, datë 01.04.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.