
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 13/2022, datë 24.02.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Petrit Bica kundër vendimit nr. 506, datë 31.01.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 28.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë:Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama