Sot, më datë 10.03.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 55/2021, datë 04.10.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 392, datë 28.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Natasha Prifti (Shallapi).

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 55/2021, datë 04.10.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:  Rezarta Schuetz

Relatore:  Mimoza Tasi

Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla