Ditën e hënë, më datë 04.02.2019, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.21/2018, datë 18.10.2018 për ankimin që subjekti i rivlerësimit Artan Zeneli ka bërë kundër vendimit nr.41, datë 18.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.