Me vendimin e Këshillit të Ministrave, datë 18.03.2022, është vendosur caktimi i ditës së hënë, datë 21.03.2022, ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore.

Për këtë arsye, seanca gjyqësore publike e çështjes (JR) 42/2021, datë 27.07.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 363, datë 01.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Elizabeta Imeraj, e planifikuar për t’u zhvilluar më datë 21.03.2022, ora 9:00, do të shtyhet për në datën 30.03.2022, ora 11:30.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.