Ditën e enjte, më datë 21.04.2022, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.26/2021, datë 17.05.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 344, datë 11.02.2021, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Marinela Osmani.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relator: Sokol Çomo

Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.