Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 12.04.2022, ora 09:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019.

Subjekti i rivlerësimit Fatri Islamaj paraqiti qëndrimin e tij lidhur me opinionin (mendimin me shkrim) që vëzhguesi ndërkombëtar i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit kishte depozituar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në funksion të shqyrtimit të çështjes.

Pasi subjekti i rivlerësimit nuk paraqiti kërkesa të tjera procedurale, trupi gjykues vendosi të mbyllë hetimin gjyqësor të çështjes dhe të tërhiqet për marrjen e vendimit përfundimtar, të cilin do ta shpallë më datë 14 prill 2022, ora 9:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.