Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja  Nr. 6/2018 JR, datë 21.06.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit znj.Besa Nikëhasani kundër Vendimit nr. 15 datë 20.04.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit znj. Besa Nikëhasani.

Sot, në datën 25.06.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator:   Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz