Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.3/2019, datë 11.01.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Entela Prifti kundër vendimit nr. 69, datë 10.10.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Entela Prifti.
Sot, në datën 15.01.2019, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Luan Daci, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz