Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 19.05.2022, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 31/2020, datë 30.07.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Adnand Xhelili kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 237, datë 12.02.2020.

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, në nenin 4, pika 5 e ligjit 84/ 2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republiken e Shqipërisë” si dhe në nenin 51, pika 1, germa “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi me shumicë votash, shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 08.06.2022, ora 10:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim korrigjimin e shkeljeve të rënda procedurale, mbi të cilat është bazuar vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr.237, datë 12.02.2020.

 

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese:     Ina Rama

Relator:          Sokol Çomo

Anëtarë:         Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.