Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 28 janar 2019, ora 11.00 seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 15/2018, datë 11.09.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018.

Gjatë seancës së sotme, subjekti i rivlerësimit paraqiti konkluzionet përfundimtare dhe i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit prishjen e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e tij në detyrë.

Trupi gjykues, pasi bëri shqyrtim të plotë të ankimit në seancë dëgjimore publike, mori në shqyrtim të gjithë dokumentacionin e grumbulluar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, çdo akt e provë ne lidhje me vendimin e Komisionit; pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare dhe zgjidhi çdo kërkesë procedurale të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit, vendosi t’i japë fund shqyrtimit dhe të shpallë vendimin përfundimtar më datë 31 janar 2019, ora 12.00.

Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.