Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 36/2022, datë 29.07.2022, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 539, datë 08.06.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Hysni Mulaj.
Në datën 03.08.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi