Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.34/2020, datë 10.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Entela Shedula kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “c” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
1. Të prishë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 254, datë 04.06.2020, që i përket subjektit të rivlerësimit znj. Entela Shedula.
2. Të urdhërojë Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të vazhdojë të kryejë procesin e rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, znj. Entela Shedula, edhe për kriteret e kontrollit të figurës dhe të vlerësimit të aftësive profesionale.
3. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.09.2022.