Sot, më datë 05.10.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues i trupit gjykues në çështjen (JR) nr. 61/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit nr. 297, datë 17.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 61/2020, datë 18.12.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz