Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 52/2022, datë 13.12.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Shefkie Mataj (Demiraj) kundër vendimit nr. 567, datë 28.09.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 20.12.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

 

Kryesues:      Sokol Çomo

Relatore:       Natasha Mulaj

Anëtarë:        Ina Rama, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla