
Ditën e martë, më datë 24.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr. 49/2020, datë 16.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 275, datë 20.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Enkeleda Osmani (Xhengo).
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga: Kryesuese: Rezarta Schuetz Relatore: Albana Shtylla Anëtarë: Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Sokol Çomo Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3, Tiranë.