Ditën e hënë, më datë 23.01.2023, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 61/2020, datë 18.12.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Tritan Hamitaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 297, datë 17.09.2020.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Albana Shtylla

Relatore: Natasha Mulaj

Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.