Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 1/2023, datë 10.01.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ilir Turja kundër vendimit nr. 584 vendimi, datë 7.11.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 17.01.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore:      Natasha Mulaj

Anëtarë:     Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz