Sot, më datë 17.01.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 1/2021, datë 08.01.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fjoralba Prifti kundër vendimit nr. 299, datë 17.09.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 1/2021, datë 08.01.2021, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:   Albana Shtylla

Relatore:      Ina Rama

Anëtarë:      Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi