Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 6/2023, datë 03.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 598, datë 13.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genci Mane.
Sot, në datën 13.02.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz