Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 8/2023, datë 24.02.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 600, datë 19.12.2022, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Robert Kote.
Sot, në datën 01.03.2023, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Mimoza Tasi