Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 27.02.2023, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 7/2022, datë 03.02.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Rexhep Karaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 478, datë 25.11.2021.

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin F, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, nenin 4, pika 5 e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe në nenin 51, pika 1, shkronja “b” të ligjit 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, pasi vendimi nr. 478, datë 25.11.2021 i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit është bazuar në shkelje të rënda procedurale.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet ditën e mërkurë, në datën 29.03.2023, ora 10.00.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Rezarta Schuetz

Relatore: Mimoza Tasi

Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.

Ceshtja

Pasi mori në shqyrtim çështjen në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e saj në seancë gjyqësore publike, ditën e mërkurë, në datën 29.03.2023, ora 10.00.

Statusi: Nën gjykim