Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Ardian Hajdari, Luan Daci, Rezarta Schuetz, sot, më datë 12.02.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.24/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari, kundër vendimit nr. 37, datë 16.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:

  1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 37, datë 16.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Gani Dizdari.
  2. Ky vendim është përfundimtar, me efekt të menjëhershëm.
  3. U shpall sot, në Tiranë, më datë 12.02.2019.