Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Ardian Hajdari, Ina Rama, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.58/2019, datë 12.11.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Ilir Mustafaj, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

   1. Lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 180, datë 18.07.2019, që i përket subjektit të rivlerësimit Ilir  Mustafaj.        
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 22.07.2021.