Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 18/2020, datë 02.06.2020, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 209, datë 11.11.2019.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 209, datë 11.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Hajrie Muçmata.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.11.2022.