Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 5/2022, datë 27.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 477, datë 24.11.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 477, datë 24.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Jak Ndoka.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.11.2022