Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Mimoza Tasi relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 6/2022, datë 27.01.2022, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Trashi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 474, datë 12.11.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
 1.    Lënien në fuqi të vendimit nr. 474, datë 12.11.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ervin Trashi.
 2.    Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
 U shpall sot, në Tiranë, më datë 15.12.2022