Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 1/2021, datë 08.01.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fjoralba Prifti kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 299, datë 17.09.2020.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 299, datë 17.09.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Fjoralba Prifti.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 21.02.2023.