Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 60/2023, datë 28.04.2023 që i përket kërkesës së kërkuesit Maksim Sota për rivendosjen në afat të së drejtës për ankim ndaj vendimit nr. 510, datë 17.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues vendosi:

1. Mospranimin e kërkesës për rivendosjen në afat të së drejtës për ankim ndaj vendimit nr. 510, datë 17.02.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

2. Të njoftohet kërkuesi Maksim Sota për këtë vendim.

U shpall në Tiranë, më datë 14.07.2023