Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 27/2021, datë 21.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klodiana Gjyzari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 340, datë 01.02.2021.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a”, e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 340, datë 01.02.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Klodiana Gjyzari.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 18.07.2023.