Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kryesuar nga Luan Daci, Albana Shtylla relatore dhe anëtarë Ina Rama, Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, sot, më datë 20.06.2019, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen (JR) nr.25/2018, datë 25.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bledar Abdullai kundër vendimit nr.51, datë 30.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a”, e ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në mënyrë unanime, vendosi:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 51, datë 30.07.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Bledar Abdullai.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 20.06.2019.