Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Mimoza Tasi relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 49/2022, datë 22.11.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 566, datë 28.09.2022.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: • Lënien në fuqi të vendimit nr. 566, datë 28.09.2022 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Edmond Shytko. • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 27.09.2023.