Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 20/2021, datë 21.04.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 337, datë 18.01.2021.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

1. Ndryshimin e vendimit nr. 337, datë 18.01.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Bib Ndreca.

2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 22.05.2024, në Tiranë.