Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Mimoza Tasi kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen nr. 23/2023, datë 26.05.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik  kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 657, datë 28.04.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Periand Teta.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “c” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
  •  Prishjen e vendimit nr. 657, datë 28.04.2023, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
  • Urdhërimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të vijojë procesin e rivlerësimit kalimtar për z. Periand Teta.
  • Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.07.2024.