Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 42/2023, datë 14.09.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Përparim Vukaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 683, datë 10.07.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 4, pika 6 e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, dhe në nenin 93, pika 1 e Kodit të Procedurave Administrative, në mënyrë unanime, vendosi:
Përfundimin e procesit të rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, të ndjerin Përparim Vukaj, pa një vendim përfundimtar për çështjen.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 19.07.2024.