Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj  kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 36/2018, datë 04.12.2018, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “b” të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr.61, datë 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke shkarkuar nga detyra subjektin e rivlerësimit Gentjan Osmani.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 31.07.2019