Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 66/2021, datë 09.11.2021, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 391, datë 26.05.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

– Lënien në fuqi të vendimit nr. 391, datë 26.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Desart Avdulaj.

– Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 17.12.2024.