Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen me nr. 57 – 17/ 2019 (JR), datë 24.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Alfred Gjoni për rishikimin e vendimit nr. 9 (JR), datë 26.06.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Alfred Gjoni për rishikimin e vendimit nr. 9 (JR), datë 26.06.2020 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.05.2025.