
Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Rezarta Schuetz relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtare, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen me nr. 46 – 2/ 2019 (JR), datë 18.04.2023, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Ramadan Troci për rishikimin e vendimit nr. 26 (JR), datë 21.10.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1, të Kodit të Procedurës Civile, me shumicë votash, vendosi:
Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Ramadan Troci për rishikimin e vendimit nr. 26 (JR), datë 21.10.2019 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 08.05.2025.