Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Natasha Mulaj, relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Sokol Çomo, sot, më datë 10.09.2018, “në bazë të nenit G, Aneksi i Kushtetutës, nenet 56, 66/1/b të ligjit 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”,
Vendosi unanimisht:
- Ndryshimin e vendimit nr.5, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në këtë mënyrë:
- Të deklarohet se procesi i rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë, është pushuar.
- Ndalimin e subjektit të rivlerësimit Mirela Fana të emërohet gjyqtare ose prokurore e çdo niveli, anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë ose Prokurore e Përgjithshme për një periudhë 15 – vjeçare.
- Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
- U shpall sot më datë 10 shtator 2018”.