Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari  relator, Albana Shtylla, Luan Daci, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik, kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

  • Ndryshimin e vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani, prokuror në momentin e fillimit të procesit të rivlerësimit, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë në momentin e shpalljes së këtij vendimi.
  • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, më datë 27.02.2020, ora 10:00, në Tiranë.