Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Ina Rama, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shqyrtoi në dhomë këshillimi çështjen nr. 26 – 55/ 2019 (JR), datë 19.12.2024, që i përket kërkesës së paraqitur nga z. Artan Madani për rishikimin e vendimit (JR) nr. 12, datë 12.05.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Pas shqyrtimit të kërkesës, trupi gjykues, bazuar në nenin 498, pika 1 e Kodit të Procedurës Civile, në mënyrë unanime, vendosi:

Mospranimin e kërkesës së kërkuesit Artan Madani për rishikimin e vendimit (JR) nr. 12, datë 12.05.2021 të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 24.03.2026.