Kolegji i Posaçëm i Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryetar, Albana Shtylla, Ina Rama, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JD) nr. 3/2023, datë 03.11.2025, që i përket ankueses Ajshe Xhafa kundër vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nr. 190, datë 02.04.2025, me subjekte të interesuar, Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë.

Në përfundim të gjykimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pika 1, shkronja “i” e Kushtetutës, si dhe neneve 71 dhe 72 të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në mënyrë unanime, vendosi:

-     Mospranimin e ankimit të magjistrates Ajshe Xhafa kundër vendimit nr. 190, datë 02.04.2025, të Këshillit të Lartë Gjyqësor “Për caktimin e masës disiplinore “Vërejtja publike” ndaj magjistrates Ajshe Xhafa me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës”.

-     Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Marrë më 25.05.2026

Shpallur më 16.06.2026