Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Sokol Çomo, relator Albana Shtylla dhe anëtarë Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz,  sot, më datë 12.09.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, mbi bazë dokumentash, ankimin e subjektit te rivlerësimit Besa Nikëhasani, ndaj vendimit nr. 15, datë 20.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi unanimisht:

1.  Lënien në fuqi të vendimit nr. 15, datë 20.04.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Besa Nikëhasani.

2.  Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi menjëherë.

3.  U shpall sot në Tiranë, më datë 12.09.2018.

Kolegji i i Posaçëm i Apelimit, do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.