Trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, kryesuar nga Ina Rama, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Luan Daci, sot, më datë 19.11.2018, shqyrtoi në dhomë këshillimi, çështjen nr.12/2018 (JR) që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gentian Trenova, kundër vendimit nr. 25, datë 20.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin D, pika 3 dhe 5 dhe nenit E, pika 4 të Aneksit të Kushtetutës, të nenit 61, pika 3, 4 dhe 5 të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në nenin 66 pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016, trupa gjykuese e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vendosi unanimisht:
- Lënien në fuqi të vendimit nr. 25, datë 20.06.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që i përket subjektit të rivlerësimit Gentian Trenova.
- Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
- U shpall sot në Tiranë, më datë 19.11.2018.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të publikojë vendimin e plotë të arsyetuar brenda 30 ditëve nga shpallja e tij.