Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga gjyqtarët Natasha Mulaj kryesuese, Ardian Hajdari relator, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) nr. 21/2019, datë 24.04.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Donika Prela.

Në përfundim të gjykimit, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, trupi gjykues, në mënyrë unanime, vendosi:

  • Ndryshimin e vendimit nr.103, datë 05.02.2019, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Donika Prela dhe shkarkimin e saj nga detyra.
  • Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 25.09.2020.